Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci tregon si u kthye në moshën 19-vjeçare nga Zvicra për të shërbyer në UÇK

 
   

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se si në moshën 19-vjeçare është kthyer në Kosovë nga Zvicra, për siç tha ai, “t’i shërbyer vendit si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“20 vjet i kam mbushur në Kosovë. Bashkëshortja ka qenë bashkë me mua në luftë, në Zonën operative të Llapit. Nga marsi i vitit 1998 kam qenë pjesë e formacioneve ushtarake. Si vullnetar kam ardhur nga Zvicra që t’i bashkëngjitëm UÇK-së. Prej asaj kohe kam qenë pjesë e UÇK-së më pas Forcës së Sigurisë së Kosovë. Kam shërbyer në njësi e formacione të ndryshme duke filluar nga detyrat komanduese e planifikuese”, u shpreh Maqedonci.

Maqedonci ka shtuar se “edukimin ushtarak e ka përfunduar në SHBA”.

“Më saktësisht dy kolegje dhe dy programe Master”, tha ai.