Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Viti i Dragoit, ja kush janë shenjat e horoskopit kinez më me fat për 2024-ën

Më 10 shkurt 2024, do të fillojë Viti i Ri Kinez i shumëpërmendur dhe do të zgjas deri më 28 janar 2025. Shenja për këtë vit është Dragoi, i cili simbolizon fuqinë, prosperitetin dhe fatin e mirë, nderin, suksesin dhe përgjithësisht pranohet të jetë më e famshmja nga shenjat që përfaqësojnë një vit.

Por këtë herë ka një veçori të veçantë. Është ‘Dragoi prej druri’ sepse është një vit që përfundon me nr 4 dhe kështu i përket elementit të Drurit.

Shenjat me më shumë fat në 2024 do të jenë Majmuni, Gjeli dhe Derri. Në kategori të dytë fati për vitin 2024 janë: Kau, Lepuri, Dhia dhe Qeni.

Majmuni janë të lindurit në datat: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968, 1956, 1944, 1932, 1920, dhe 1908

Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969, 1957, 1945, 1933, 1921, dhe 1909

Derri: 2007, 1995, 1983, 1971, 1959, 1947, 1935, 1923, 1911, dhe 1899

Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966, 1954, 1942, 1930, 1918, dhe 1906

Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963, 1951, 1939, 1927, 1915, dhe 1903

Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967, 1955, 1943, 1931, 1919, dhe 1907

Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970, 1958, 1946, 1934, 1922, dhe 1910

Viti i Dragoit nuk do të thotë se do të jetë një vit i mirë për ata që kanë lindur në të këtë shenjë.

Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964, 1952, 1940, 1928, 1916, dhe 1904

Viti 2024 i Dragoit, kur kombinohet me elementin ushqyes të drurit, do të sjellë evolucion, përmirësim dhe bollëk, është koha e përkryer për fillime të reja dhe vendosjen e themeleve për sukses afatgjatë. Përsa i përket punës mund të ketë rritje pagash, por në dashuri viti mund të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje të mëdha.