Gërvalla: Britania e Madhe pararendëse e zhvillimeve të reja në Ballkan
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vizita në Kosovë e sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, e cila u realizua së fundi në Kosovë është domethënëse për Kosovën.
Ajo tha se Cameroni është politikan me një përvojë të jashtëzakonshme. Ajo tha se kryediplomati britanik është shumë i informuar.
“Kam parë tek ai vendosmërinë e Britanisë së Madhe për të ndihmuar që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës”, tha ajo për RTK Prime. Kryediplomatja kosovare theksoi se Britania e Madhe pararendëse e zhvillimeve të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Këtë vit kemi 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë për të ndalë gjenocidin në Kosovë, të kujtojë ish-kryeministrin Tony Blair, i cili nuk ka lënë dyer në SHBA, apo shtete të mëdha evropiane, pa trokitur, duke u përpjekur për ndërhyrje të menjëhershme në Kosovë”, tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë. Ajo tha se do të bashkëpunojë me Shqipërinë që të jenë sa më afër qytetarëve në dy anët. Gërvalla tha se bashkëpunimi me Kosovës dhe Shqipërisë është përmbajtjesor.
Gërvalla: Të gjithë e dinë se kush qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjkës.
“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo për RTK.
Kryediplomatja kosovare, tha se Kosova do të ofrojë të gjitha faktet për të kuptuar se çka ka ndodhur në Banjskë. Sipas saj KFOR dhe EULEX i kaNë të gjitha faktet për këtë sulm terrorist.
“Në do të jemi shumë të zëshëm, kërkojmë që e vërteta të mos fshihet. Në biseda na konfirmojnë se të gjithë e dinë se kush qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë, e din edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe shtetet anëtare të BE-së, edhe di edhe NATO, BE e EULEX”, tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se është tragjedi ajo që ka ndodhur në Banjskë. Ajo tha se planet e Serbisë ka qenë krejt të tjera, por maturia politike e institucioneve tona rreth asaj që ka ndodhur në Bansjkë, njëkohësisht forcave të sigurisë është bërë që të mos realizohet plani i Serbisë.
Gërvalla: Procesi i dialogut nga Lajçaku i dështuar, pa strategji e vizion
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dështuar në dialog.
Gërvalla tha se premtimet e Lajçakut karshi Kosovën s’kanë pasur vlerë as 24 orë derisa ai ka shkuar në Beograd.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla në RTK.
Më tej, Gërvalla ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit, për të cilin tha se nuk e fsheh se i njëjti nuk është i mirë.