Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kreu krimin në Tiranë dhe u arratis”/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, si vodhi mbi 1 milionë euro

Shqiptari akuzohet se ka vjedhur, përmes mashtrimit, 1.27 milionë euro

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë 1.27 milionë euro është arrestuar në Itali.

Sipas mediave të huaja, shqiptari 26-vjeçar ishte larguar nga Tirana, ku dhe ka kryer mashtrimin madhor disa muaj më parë, për t’u fshehur në Crocetta del Montello. I riu punonte në një kompani në Shqipëri dhe target kishte shtetasit gjermanë.

Ai kishte tentuar të kamuflonte veprimtarinë kriminale në Shqipëri, duke u lidhur me një vajzë si dhe gjetur punë për të dhënë përshtypjen e një njeriu të thjeshtë tek autoritetet italiane.

Raportohet se i riu është burgosur në burgun Santa Bona, dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë ku mundt ë dënohet deri në 15 vite burg.