Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Operacioni “Risku”, kapet një sasi armatimi në Fier

Në kuadër të operacionit policor “Risku”, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shtetit në Fier kanë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh zjarri.

Me këtë rast është arrestuar edhe një shtetas 30-vjeçar, i cili kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.

Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mitraloz të lehtë me fishekë në fole, 20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme, një krehër automatiku, dy bomba dore (granata defensive), një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, një sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale, një pistoletë gjurmëlënëse, dy radio si të policisë; tre krehra disk për mitraloz të lehtë, pesë telefona mobilë dhe një GPS.

Më herët, 30-vjeçarit, policia i gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.