Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Bullgaria mund të humbasë datën e synuar të hyrjes në Eurozonë

 
   

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov të shtunën njoftoi se vendi mund të humbasë datën e synuar të hyrjes në Eurozonë, që është 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ai për Radio Darik megjithatë këmbënguli se data e synuar e vendit për hyrjen në Eurozonë nuk është “e shenjtë”.

“Ajo që është e shenjtë nuk është data, por të kesh një drejtim të qartë dhe të punosh për të. Kjo është e mirë për biznesin, mirë për qytetarët, mirë për mirëqenien dhe mirë për kontrollin e institucioneve financiare”, tha ai.

Megjithatë, kryeministri bullgar theksoi se qeveria po punon fort për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Denkov tha në fillim të kësaj jave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se e vetmja pengesë për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë është inflacioni, i cili është i lidhur me faktorë të jashtëm si çmimet e karburanteve dhe ushqimeve. /AA