Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi në një postim në Facebook, ka shkruar se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë.
“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.
Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.