Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçeviç: Nuk biem në kurthin e Kurtit që dëshiron luftë, jo vetëm mes serbëve e shqiptarëve por edhe mes Serbisë e NATO-s

 
   

Nënkryetari i qeverisë serbe dhe lideri i SNS, Milosh Vuçeviç ka deklaruar se ministria e mbrojtjes dhe shtabi i gjeneralëve kanë vendosur për kthimin e shërbimit ushtarak në Serbi, ndërkohë duke u ndërlidhur me procesin e dialogut ai tha se “Nuk biem në kurthin e Kurtit që dëshiron luftë jo vetëm mes serbëve e shqiptarëve por edhe mes Serbisë e NATO-s”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen se çka mund të sjell hapi i rikthimit të shërbimit të obliguar ushtarak, Vuçeviç tha se” Ne po shohim në çfarë bote jetojmë, jo shumë larg neve ka luftë të përgjakshme, ndërsa lindja e afërme mbtet vatër e përhershme krize.. Kjo kushtëzohet me faktin se bota ka hyrë në ujëra të trazuara dhe nuk guxojmë të bëhemi të shurdhër dhe injorojmë situatën rreth nesh. Nuk kërcënojmë askënd, as nuk kemi qëllime territoriale, por vetëm duam të mbrojmë vetën dhe ruajmë paqen e stabilitetin, andaj duam ushtri të fuqishme të aftë për përballje me secilin agresor” tha ai..

Lidhur me përgatitjen dhe armatosjen e përshpejtuar të Prishtinës, përfshirë sistemin kundërtank “Xhavelin” dhe rrezikun për rajonin e Serbinë, Vuçeviç tha se “Prishtina nuk fsheh se do ushtrinë e veteë përkundër vendimeve ndërkombëtare, por ata kanë mbështetje nga fuqitë e mëdha dhe ShBA, tha Vuçeviç.

“Duket qartë mbështetja nga ShBA dhe fuqitë tjera, ne nuk mund ndryshojmë politikën e jashtme amerikane dhe fuqive tjera, por mund bashkëpunojmë në përmirësimin e raporteve me qëllim krijimin e shkallës së lartë të mbrojtjes për serbët atje. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është shumë e rrezikshme, jo vetëm për bashkësinë serbe por për rajonin, andaj ne do përpiqemi përmes kanaleve diplomatike të sqarojmë bashkësinë ndërkombëtare pse mundësimi i ushtrisë Kurtit është njëjtë sikur një zjarrvënësi të i jepni benzinë dhe shkrepës në dorë”.

Në pyetjen nëse duhet të jemi të shqetësuar për shkak hapave të Prishtinës, ai theksoi se Kurti është fanatik që ka qëllim nxitjen e luftës.

“Ne kemi punë me një ekstremist edhe fanatik që drejton shqiptarët e Kosovës dhe që ka si qëllim nxitjen e luftës, jo vetëm mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes Serbisë edhe NATO-së. Megjithatë ne e dimë se cilat janë planet e tyre dhe gjithsesi nuk do biem në kurthin që ata po përgatisin” tha Vuçeviç.

Ndërsa në konstatimin se Serbia ka përgjigje adekuate në armatosjen e Prishtinës, Vuçeviç tha se” Serbia është shtet serioz, do punojmë së bashku me partnerët tanë dhe në mënyrë adekuate do sqarojmë çka mund të sjell armatosja e Prishtinës dhe po ashtu do forcojmë kapacitetet tona në secilin nivel. E dimë mirë se me çfarë sfida përballemi dhe të jeni të sigurt se asnjë sfidë nuk e presim të papërgatitur” përfundoi Vuçeviç.