Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj: Rugova mbetet model për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Ai e ka cilësuar Rugovën si lider paqësor dhe model për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Më 21 janar mbushen 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

 

Tags: