Të gjithë jemi fajtorë për larjen e flokëve natën vonë dhe për qëndrimin në telefon në shtrat para se t’i lëmë flokët të thahen – por ekspertët kanë paralajmëruar se kjo është një “jo” e madhe.
Në fakt, gjumi me flokë të lagur mund të ketë disa pasoja mjaft të tmerrshme, nga infeksionet mykotike te zbokthi, duke mos lënë anash flokët e dëmtuar.
Faisal Ahmed thotë për Metro.co.uk: “Për shkak të kushteve të lagështa dhe të ngrohta, gjumi me flokë të lagur mund të tërheqë infeksione kërpudhore në lëkurën e kokës. Këto mund të shkaktojnë plagë dhe rënie të flokëve”.
Ju gjithashtu mund të zhvilloni zbokth i cili, megjithëse nuk është serioz, është jashtëzakonisht irritues. /vizionplus.tv