Janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të dielën se janë hapur për qarkullim dy rrugë në lagjen “Arbëria”, pranë objektit të Komunës së re.
Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të komunës dhe rreth saj.
Siç bëhet e ditur, po intervenohet në kulmin e objektit, rënia e të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda një qytetareje të enjten.
“Rrugët ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ në lagjen ‘Arbëria’ janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.