Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grubi tregon se çfarë u fol në darkën e liderëve të Ballkanit me O’Brien

 
   

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka dhënë detaje se çfarë kanë biseduar sonte në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi,  James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

“Potencuam rëndësinë e madhe që ka për zhvillimin e vendeve tona Plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 6 miliardë euro për periudhën 2024 – 2027 dhe kultivimi i partneritetit strategjik me ShBA-të”.

“Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova mbeten të fokusuara në realizimin e reformave proeuropiane dhe do të vazhdojnë të hapërojnë me vendosshmëri drejt horizontit të Evropës”, ka thënë Grubi. 

Nesër, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.