Klodian Duro është përjashtuar nga BB VIP pas deklaratave të tij mbrëmjen e djeshme, ku pranonte dhunën ndaj gruas e shprehej se mund të dhunonte e banorët lehtësisht.
Pas largimit, Duro ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë;“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot.
Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai.
“Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej.
“Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”