Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet për planin 6 miliardësh: Do të dorëzojmë listën e reformave dhe të projekteve, BE qëllimi dhe fati ynë

 
   

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Para mediave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor” do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të dorëzojë edhe listën e projekteve sa i përket reformave.

Aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, tha Kurti.

Ai ka deklaruar se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare.

“Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me që rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë.”

“Me këtë rast, dua të falënderoj BE-në, SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi dhe fati ynë”, tha ai.