Skela e një pallati në ndërtim e sipër ka rënë duke plagosur dy kalimtarë sot në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusave, ku një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim ka rënë duke zënë poshtë dy kalimtarë, babë e bijë, të cilët janë transportuar në spital.
Nuk dihet ende se si është gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa raportohet se babë e bijë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.