Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.
Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre.
“Si rast është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë.
Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë i cili kishte ndodhur para disa ditës dhe në cilin rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre që lidhet me rastin e ngritur, por sidoqoftë nga ajo që doli fatkeqësisht ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike për arsye se i riu, Lulzim Fejzullahu tashmë ka ndërruar jetë”, është shprehur ai.