Gazetarja e njohur, Aulona Musta, identifikohet tashmë si një personazh publik që shpreh hapur mendimin e saj, pavarësisht se shpesh herë i është dashur të përballet me kritika dhe sulme të panevojshme.
Mbrëmjen e kaluar, Musta ka marrë një mesazh në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin një ndjekëse i kërkon gazetares të bëjë publike faktin se ka ardhur koha që në Shqipëri ta hapen shtëpitë publike, në mënyrë që njerëzit që kanë nevoja personale të shfryhen por jo duke ngacmuar fëmijët.
“Përshëndetje Aulona. Mendoj se juve mund ta bëni publike se në kohën e sotme ka ardhur koha që në Shqipëri të hapen shtëpitë publike se kjo është një arsye që njerëzit janë shkalluar por fëmijët janë viktimat në këtë rast jo moshat e rritura dhe seriozisht duhet të hapen të tilla në Shqipëri të licensuara për njerëzit me nevoja të tilla”.
Moderatorja ka zgjedhur që ta bëj publik këtë mesazh të marrë në inbox-in e saj, madje duke rënë totalisht dakord me mendimin e ndjekëses.
“Totalisht dakord me këtë mesazh që më erdhi! Ky vend ka nevojë për shtëpi publike të legalizuara, të shkojnë të shfryhen këtë meshkuj të frustruar, që gjithë ngarkesat seksuale që kanë, i shfryjnë në përdhunime dhe dhunë fizike”, shkruan Aulona në Instastory.