Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi: Për kriminelët, burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë është hotel me 5 yje

 
   

Avokati Tomë Gashi duke folur për rastin e rëndë kur një 18-vjeçar në Podujevë u shkel me veturë e më pas u rrah me stupc deri në vdekje.

“Nga përvoja ime, ne vetëm frikën e njohim. Unë nuk kam të drejt të aludojë në dënim me vdekje pasi ligjet i ndryshon vetëm Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Avokati thotë se po të kishte dënime më të forta në Kosovë gjërat do të ishin më ndryshe.

“Një gjë duhet ta kemi parasysh. Kur ai që mendon të kryejë veprën, e di se çfarë dënimi e pret, ra kur e di që nuk do të mund të dalë asnjëherë nga burgu, mendohet dy herë a do ta bëjë atë vepër apo jo”.

Gashi thotë se në burgjet e Kosovës kriminelëve u servohen vakte ushqimi të kualitetit të lartë tri herë në ditë.

“Burgjet tona, posaçërisht burgu i sigurisë së lartë për kriminelë të vërtetë është hotel me 5 yje. Hanë bukë tri herë në ditë, atë bukë që e hanë edhe oficerët e burgut, për të mos thënë që 50% e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë atë bukë. Kujtojmë burgu është kufizim i lirisë”, tha ai.

“Nëse ne marrim shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata për këso vepra nuk ta falin. Pse ne shqiptarët nuk i shkelim rregullat në Zvicër e Gjermani, sepse funksionon fuqia e ligjit”, ka deklaruar Gashi.