Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koalicioni AAK-NISMA, analisti tregon planin e Haradinajt pas përfundimit të zgjedhjeve – paralajmërohen edhe marrëveshje të tjera

 
   

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA kanë lidhur zyrtarisht koalicion parazgjedhor.

Pas nënshkrimit, Haradinaj tha se bashkimi i tyre vjen si pasojë e një ndjenje të përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, janë anashkaluar dhe madje braktisur në disa raste nga ekzekutivi aktual.

Ky koalicioni erdhi pas zërave dhe paralajmërimeve për zgjedhje të parakohshme, e si duket këto dy parti kanë reaguar menjëherë

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Skënder Mulliqi.

Së pari, ai e cilësoi koalicionin AAK-Nisma si të papritur, derisa tha se nëse Haradinaj e Limaj e kanë bërë kët gjë bazuar në të kaluarë, vështirë se do të arrijnë t’i marrin pozitat e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit.

“Koalicioni parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nisma-s, duket pak sa i papritur, por që dy krerët e këtyre subjekteve politike mendojnë se ka qenë nevoja të bëhet. Ky koalicion ka ekzistuar edhe para disa viteve, kur Haradinaj ishte kryeministër dhe Limaj zëvëndës-kryeministër.

Nëse sërish është menduar ky variant, vështirë është që të ndodhë, për faktin se NISMA në zgjedhjet e fundit nacionale nuk kishte arritur të kalojë pragun zgjedhor, përkundër AAK-së, e cila nëse nuk gabohem ka pasur qëndrueshmëri në elektorat diku rreth 9 për qind”, deklaroi analisti.

Image

 
 Skënder Mulliqi. 
 

Sipas Mulliqit, AAK nuk do arrijë të fitojë shumë vota në këtë koalicion, madje ai dyshon se do t’i ulen votat pas kësaj marrëveshjeje me NISMA-në.

Madje, ai përmendi edhe sondazhet të cilat nuk i kanë vendosur aq mirë partitë opozitare, e për këtë tha se këto të fundit duhet të shqetësohen, pasi nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur për ta larguar Kurtin nga pushteti.

“Me duket se AAK-së nuk do t’ia shtojë votat NISMA, ndoshta dhe ka mundësi t‘ia zvogëlojë ato. Sipas sondazhit të fundit, AAK ka shënuar rënje, kurse për NISMA-n s’kemi çka bisedojmë. Ky sondazh ka vendosur prap LVV të parën, më pak se kur i fitoj votat në mënyrë plebishitare. Rënie kanë pësuar sipas këtij sondazhi edhe PDK e LDK. Edhe e dhëna tjetër se kjo opozitë e cila po kërkon largimin e Kurtit nga pushteti, nuk e ka zgjedhur mënyrën e duhur se si duhet të arrihet ky qëllim. Kjo aspiratë e AAK dhe NISMA-s, për ngritje të madhe sipas deklaratave të tyre, nuk ka mundësi që të realizohet”, theksoi ai.

Ndër të tjera, analisti potencoi se për AAK-në do jetë sukses nëse merr përqindjen e votave të zgjedhjeve të kaluara, derisa nuk e hodhi poshtë mundësinë që Haradinaj të synojë të hyjë në koalicion me LVV-në.

Gjithashtu, ai në fund paralajmëroi edhe koalicione të tjera parazgjedhore, siç është ajo PDK-LDK.

“Unë mendoj se për AAK-në është sukeses nëse e mban elektoratin që e ka për shumë vite. Po ashtu, vlerësoj se lideri i AAK-së, Haradinaj, edhe përkundër gjuhës së ashpër karshi pushtetit tash, pas zgjedhjeve mendoj se do ta shpreh gatishmërinë politike për të hyrë në koalicion me LVV-në, e cila do t’i ketë prap shumicën, si dikur që ishte koalicioni i madh VLAN.

PDK dhe LDK si pretendente kryesore për pushtet, nuk janë reformuar me dy liderët e tyre të rinj, dhe se pushteti për ta do të mbetet më shumë fontan dëshirash. Mund të priten edhe koalicione të tjera parazgjedhore, edhe ai siç po mendohet nga disa, koalicioni PDK- LDK, e që mbetet e diskutueshme kjo gjë”, përfundoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.