Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha mbërrin në SPAK për t’u marrë në pyetje: Opozita do të fitojë, jam këtu për të përfaqësuar shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në SPAK, ku do të dalë para prokurorëve që do ta pyesin për dosjen “Partizani”.

Në një deklaratë para gazetarëve dhe mbështetësve që e prisnin, Berisha u shpreh se “beteja me krimin vazhdon”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”

Deputetët mbështetës e pritën Berishën para godinës së SPAK. Flamur Noka, Luçiano Bocci, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe disa të tjerë qëndruan para Prokurorisë së Posaçme derisa makina e ish-kryeministrit mbërriti aty.

Të pranishëm janë edhe disa dhjetëra militantë, të cilët shpërthyen në brohoritje kur Berisha doli nga mjeti i tij./tch