Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stojkoviq për bashkëpunëtorin e Vuçiqit që kërkoi luftë në Kosovë: Është agjent i Putinit

 
   

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq i cili ditë më parë vizitoi varrezat e Jasharajve në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet serbe, ka thënë se një bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit po kërkon luftë në Kosovë dhe se i njëjti, është agjend i Vladimir Putinit.

Beanimir Nestoroviq para disa ditëve bëri thirrje për luftë dhe tha se “Serbia duhet të bëhet gati për pushtim në një moment të përshtatshëm”.

Stojkoviq përmes nëj shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Nestoroviq është agjent i Putinit dhe ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”.

Ndërkohë, Nestoroviq në deklaratën e tij skandaloze mes tjerash tha:

“Kemi një ushtri, më shumë se 100 mijë ushtarë që ishin në ushtri e të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me dëshirë do të merrnin pjesë në çlirimin e Kosovës”.