Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mjeku më tha ngushëllime, ka pas shumë gjakderdhje, 1 milion e gjysmë qeliza ia kanë mbytë”

 
   

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV.

Rrahimi ka treguar se nipi i tij nga rrahja me stupcë bejsbolli nuk e ka pasur pjesën e epërme të kokës.

Ndër tjera, ai ka treguar se Lulzimi ka qëndrur mbi një orë aty i rrahur.

Ai tregon se Policia kanë shkuar në Podujevë prej Prishtinës me ndihmën e shpejtë.

“Mjeku i cili e operoi më tha çka e ki, i thash nip, djal të vëllait. Brenda gjysë ore nuk operohet djali ai shkon në atë botë. Hini djali dul mjeku tha operimit i ka përballu me sukses. Ai met në komë, nuk i dalke pija”, tregon ai.

Ai tregon se të dielën kur vdiq Lulzimi qysh e mori vesh.

“Mjeku më tha ngushëllime burrë, na jemi mundu boll, por ka pas gjakderdhje shumë. 1 milion e gjysmë qeliza tha ia kanë mbytë. Edhe me ardhë në jetë ka me mbet me pasoja”, tregon ai.

Ai kërkon drejtësi për nipin e tij, dhe thotë se nuk ka pasur borxh ndaj askujt.

Ai falendëron popullin që kanë shkuar në varrimin e Lulzimit.