Alpinisti Armend Ahmeti, ka ngjitur njërën nga majat më të larta në botë Kilimanxharon në lartësi prej 5895 metra.
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Ahmeti gjithashtu në majën e Kilimanxharos ngriti flamurin e kryeqytetit, Prishtinës.
💬 “Armend Ahmeti, arriti një sukses shumë të madh duke ngjitur njërën nga majat më të larta në botë Kilimanxharo në lartësi prej 5895m. Alpinisti jonë na bëri krenar me ngritjen e flamurit të Kryeqytetit në majën e Kilimanxharos, duke treguar kështu edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes për sportistët tanë për të arritur suksese në botë”, shkruan në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.