Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Çfarë kanë parashikuar yjet për ju? Horoskopi javor nga Jorgo Pulla , ja renditja e javës për 12 shenjat e zodiakut

I ftuar në një emision televiziv, astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim të plotë të yjeve për 12 shenjat e zodiakut për këtë javë. “Këtë javë kemi Hënën e plotë në Luan si dhe Plutonin në Ujor, dhe kjo do të sjellë pasoja të mira apo më pak të mira tek disa shenja” e nis kështu bisedën në studio astrologu duke shpjeguar se nga këto ndryshime të yllësisë ai ka bërë një renditje të përpiktë për të gjitha shenjat e horoskopit për javën 22 deri në 28 janar. Sipas astrologut Pulla, renditja për këtë javë është si më poshtë:

Në vendin e 12-të është Akrepi

Të gjithë ata që janë në këtë shenjë duhet të përgatiten për ndryshime të mëdha në pjesën e punës dhe karrierës. Renditja aktuale e yjeve e favorizon shumë këtë shenjë duke e lehtësuar e duke i hapur shumë porta që kishin kohë që po prisnin. Në aspektin e çështjeve të zemrës, dashuria është në planin e parë dhe flitet për lidhje serioze që finalizohen deri në martesa. Sipas astrologut, kombinimet më të mira janë me shenjën e Demit dhe Luanit, ndërsa dita më e mirë që mund të favorizojë këtë shenjë është dita e hënë.

Në vendin e 11-të është Peshorja

Peshorja duhet të tregojë pak kujdes me pjesën e kreditimeve apo me shpenzimet e tepërta, të cilat në këtë periudhë e kanë kaluar vijën e kuqe. Duhet të tregoni kujdes në disa propozime pune që kërkojnë vëmendje të shqyrtohen, ndërsa sa i takon çështjeve të zemrës, dashuria është në rrugën e mbarë, sidomos me lidhjet që kanë të bëjnë me Dashin apo me Ujorët, që janë një kombinim fantastik. Dita më e favorshme për këtë shenjë është e dita mërkurë.

Në vendin e 10-të është Gaforrja

Këtë javë Gaforrja ka të bëjë me takime të rëndësishme të cilat do i ndikojnë shumë në aspektin e karrierës, sikurse nuk përjashtohet dhe mundësia për të bërë një ndryshim vendbanimi që është shumë në favorin e tyre.Sa i takon çështjeve të zemrës, dashuria është më efikase në kombinimet me Demin dhe Shigjetarin. Sa i takon një dite ideale për të marrë vendime, e marta është e duhura pasi yjet janë në kombinimin e duhur.

Në vendin e 9-të janë Peshqit

Për Peshqit kjo javë ka mundësi shumë të mira në punë dhe karrierë, gjë që u jep mundësi të kenë një stabilizim financiar që Peshqit e kanë prioritare. Sa i takon shpirtit të aventurës dhe udhëtimeve, kjo javë është shumë energjike. Në aspektin e dashurisë, është një kohë e mirë për të stabilizuar lidhjet sidomos me Akrep apo me Virgjëreshë, me të cilat kombinojnë shumë mirë. Sa i takon ditës më të mirë për vendime, e marta është ideale dhe jep një mundësi plus në pjesën spirituale dhe dashurore.

Në vendin e 8-të janë Binjakët

Për Binjakët kjo javë është e rëndësishme, pasi merren vendime shumë të rëndësishme në punë duke qenë se Mërkuri paraqitet në yllësinë gjashtëkëndëshe dhe trekëndëshe me Jupiterin, gjë që ndihmon shumë këtë shenjë dhe në pjesën e dashurisë së munguar që e prisnin prej kohësh. Dita më e mirë që favorizon Binjakët është e marta, ndërsa në aspektin e dashurisë, kombinimet më të mira janë me Virgjëreshën e 10-të ditëshit të parë dhe me Akrepin e 10-të ditëshit të tretë.

Në vendin e 7-të është Shigjetari

Për këtë javë Shigjetari pritet të stabilizojë një burim të ardhurash të dyta, duke përfshirë disa blerje që realizohen nga mesjava e tutje. Në aspektin e zemrës dhe dashurisë, kombinimet më të mira janë me shenjat e Demit, Virgjëreshës, ku parashikohet të shkojnë deri në martesë dhe një lidhje romantike plot pasion. Sa i takon ditës më të mirë për të marrë vendime, është e enjtja, pasi Jupiteri ndikohet nga guvernatori i tij. Përgjatë kësaj jave për Shigjetarin rekomandohet të kihet kujdes me paratë, duke shmangur kështu shpenzimet e tepërta.

Në vendin e 6-të është Demi

Për Demin, puna nuk është problem, pasi ia dalin në çdo rast. Kujdes i veçantë duhet të tregohet me kontratat që nuk janë lidhur ende. Sa i takon zemrës, Demët lidhen dhe kombinohen shumë mirë me Binjakët dhe me Virgjëreshën. Në vendimet e rëndësishme rekomandohet që të merren ditën e premte, pasi në këtë ditë Afërdita është në favor të Demit.

Në vendin e 5-të është Virgjëresha

Virgjëresha mund të marrë një vend të rëndësishëm drejtues në karrierë. Gjithmonë Virgjëreshat e dinë çfarë zgjedhin dhe i kanë idetë e qarta, sikurse nuk u mungojnë mundësitë. Pritet që Virgjëreshat të kenë vendime të rëndësishme në lidhje me karrierën e tyre. Periudha aktuale është shumë premtuese për të arritur majat që duan. Në aspektin e zemrës, Virgjëreshat kombinohen shumë mirë me shenjat e Ujorit dhe me Peshore. Dita më e mirë për Virgjëreshat është e shtuna, ku pritet të kenë një gëzim familjar.

Në vendin e 4-ërt është Bricjapi

Bricjapët do të nisin një biznes shumë të rëndësishëm për karrierën e tyre këtë javë, ku parashikohet të marrin një kredi, e cila do i ndihmojë shumë që sipërmarrja të ecë përpara. Pikërisht këtë javë Venusi e ndihmon shumë shenjën e Bricjapit, pasi planetet i ka në favor. Ata që janë vetëm, kanë një ndikim fantastik në lidhjet e mundëshme, veçanërisht me Peshoren, Gaforren që janë një kombinim fantastik. Dita më e mirë për Bricjapin është e dita e premte, ku mund të merren vendime të mençura.

Në vendin e 3-të është Dashi

Ata që janë të shenjës së Dashit, kanë shumë mundësi të mëdha, veçanërisht ata që jetojnë në diasporë, referuar fushës së dokumentacionit dhe aplikimeve. Në fushën e punës do të kenë stabilizim dhe forcë për të çuar para karrierën. Në aspektin e zemrës, kombinimet më të mira janë me shenjat e Peshkut dhe me Shigjetarët e 10-të ditëshit të dytë. Sa i takon ditës më të mirë për të marrë vendime, ajo është e marta, pasi këtë ditë e favorizon dhe Marsi.

Në vendin e 2-të është Luani

Hëna e plotë luan një rol shumë të rëndësishëm për shenjën e Luanit, gjë që favorizon shumë karrierën e tyre dhe u jep stabilitet financiar. Kombinimet e planeteve në aksin Luan-Ujor bëjnë që Luanët të përfitojnë në këtë aspekt dhe të mbyllin disa çështje të vështira. Një çështje pronësie zgjidhet në favor të Luanëve. Kombinimet më të mira për Luanin në aspektin e zemrës, janë me Ujorin, Demin dhe Akrepin e 10-të ditëshit të dytë. Dita më e mirë për të marrë vendime është dita e diel.

Në vendin e parë është Ujori

Kjo shenjë është në vendin e parë jo rastësisht, pasi Hëna e plotë në datën 25 janar është një kombinim midis Ujorit dhe Plutonit, gjë që e vendos Ujorin si një shenjë dominante pasi Ujorët stabilizojnë ekonominë, dashurinë dhe aspektin emocional, apo karrierën. Ditët më të mira për një Ujor në këtë javë janë e hëna, e mërkura dhe e enjtja. Sa i takon dashurisë, për Ujorin do të fryejë erë e mirë që do e çojë në një pozicion shumë të favorshëm sentimental.