Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Parashikimi nga astrologia Meri Gjini: Shenjat që duhet t’i tremben shpenzimeve

Astrologe Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për këtë javë

Dashi
Gjatë javës janë detyrimet ata që do e bëjnë të jenë në vrap. Plutoni është në kulmin e shenjës së tyre, pozicionimi i limiteve dhe të drejtave në ambjentet e punës, shoqërisë, familjes. Gjatë gjithë kohës do negocjojnë ku i kanë limitet. Që nga kjo javë e gjejnë veten në vorbull thashethemeve. të mundohen të ruajnë veten.

Demi
Ky bashkim i diellit dhe plutonit ndodh ekzaktësisht të çfarë kanë të rëndësishme. Ka vendime që nëse merren vështirë se i korigjojmë apo i kthejmë pas. Vendimet emocionale që marrin zgjasin gjatë. Në çështjet praktike e kanë vitin e tyre. Për këtë javë duket sikur merren me shumë gjera, por vështirë se i bitisin.

Binjakët
Bashkimi i diellit me plutonin ndodhet në një pozicion shumë të rëndësishëm të hartës së tyre. Nëse kanë pasur problematika ose pikpyetje në lidhje me fizikun e tyre, kanë kohë plot gjatë gjithë 2024 të marrin masa t’i kenë mbyllur.

Përsa i përket Venusit të Bricjapi në datën 23 duket sikur do të kenë gjëra shumë të bukura personale. 10 ditëshi i parë do t’i gëzohet diçkaje ekonomike.

Gaforrja
Vendosja e diellit me plutonin në familjen e 8 të hartës së tyre, bën që të kenë vendosje të rëndësishme në çështje të karrierës. Sivjet ndikohen të lindurit në ditën e parë dhe të dytë të shenjës. Marrin pushtetin ekonomik dhe profesional. Në çift ndihen më mirë. Edhe për beqarët nis një periudhë e mirë. Janë më të qartë.

Luani
Dielli dhe plutoni ekzaktësisht përballë. Preket në bashkëpunime apo këmbime ekonomike vetëm të lindurit në ditën e parë dhe të dytë në Luan. Të lindurit në 10 ditëshin e parë janë të favorshëm për të bërë lëvizje ligjore apo bankare. Është një periudhë për ata që duan të bëjnë çështje ligjore.

Venusi te bricjapi bën që ta gjejnë veten të merren me zgjidhje problematikash me miqtë e shokët. Do kenë mundësinë të jenë në qendër të vëmendjes.

Virgjërsha
Bashkimi i diellit me plutonin ndodh ekzaktësisht në çështje që i përkasin fizikut dhe familjes. Me këto dy drejtime duhet të sofistikhen. T’i kopsisin.

I pret një periudhë që mund të kenë bashkëpunime shumë më të larta se ç’kanë qenë, shumë më të mira. Të pozicionohen në një bazë më të fortë.

Venusi ka të bëjë më shumë me lëvizje sociale.

Peshorja
Ky bashkim është më tepër në ndikim të drejtëpërdrejtë të faktorit të papritur, deri në mesin e prillit. Sjell ndryshime në strukturë, në status. Një pjesë e mirë do të ketë edhe kalim në forma të ndryshme. Nuk do jetë e lehtë. Ata që kanë pushtet nëpër botë do tentohet të vihet hije në emrin e tyre.

Kjo është periudha që duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi
Plutonin e kanë në planetin e tyre. Në familje të 4 u jep mundësinë për të strukturuar baza shumë të forta përsa i përket punës dhe pronësive. Është planet i fuqishëm. Por anën negative e përjetuan nga 2015-2020.

Mund ti marrin maksimumiun e pozitivitetit. Venusi i ndihmon, ta shijojnë të bëjnë çfarë të duan. Kanë periudhën që marrin rezultatet e dëshiruara.

Shigjetari
Ky bashkim afatagjatë nuk stimulon risqe të asnjëlloj forme. Kjo javë nuk i favorizon.

Venusi te bricjapi shënon marrjen e një vendimi të rëndësishëm që e mendojnë prej kohësh. Mbylljen e një faze të vështirë që nga fundi i korrikut vjet.

Bricjapi
Venusin te vetja, Mërkurin te vetja, plutoni dhe dielli u larguan nga shenja e tyre. I kanë të gjitha mundësitë të organizohen nga fillimi. Në mom që shkon te ujorët do interferojë të shpërblimi i asaj për të cilën keni punuar. Kujdes me situatat emocionale.

Ujori
Dielli me plutonin, muaji juaj periudha juaj. Janë pikpyetje me kohën dhe vëmendjen ndaj partnerit. Dedikohuni jetës në çift. Çështje që i përkasin fëmijëve të tyre, do jenë prioritet për të marrë zjgidhje.

Peshqit
Mënyra si do ndihen lidhet e gjitha në raport me atë që përmban xhepi i tyre. Kujdes, sepse në fund të javës mund të pendohen. Çdo gjë me metër, vetëm me këtë formule do ja dilin me sukses.