Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lulzimi u rrit jetim, shkollën e ka lanë me punu për 250 euro”, xhaxhai flet për vëllain dhe motrën e 18 vjeçarit nga Podujeva

 
   

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ka treguar se Lulzimi ka qenë i vetmi i punësuar në familje.

“Lulzimi u rrit jetim, jetimi gjithmonë heq. Nuk ka pas përkrahje”.

Ai ka një vëlla dhe një motër.

“Lulzimi ka qenë më i vogli fëmijë. Vëllai i madh i tij është 23 vjeçar, është mbi peshë dhe nuk punon. Motrën e ka hall lige me shëndet. Lulzimi u hi në punë”, tregon ai.

Familja e Lulzimit është papërkujdesje, një social e marrin ndërsa shtëpinë ia ka ndërtu komuna, ka treguar xhaxhai i tij.

“E ka lanë shkollën në gjysmë. Ka punuar për 250 euro”, tregon ai.