Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Latifi: Bujqësia nuk është prioritet i kësaj qeverie

 
   

Instituti GAP ka nxjerrë në pah se Kosova ka importuar sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve në vlerë mbi 30 milionë euro.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se viti 2023 është karakterizuar nga dëmet e mëdha natyrore meqë gjashtë muajt e parë ishin me reshje intensive të shiut dhe si rezultati i kësaj buqit e kanë pasur të pamundur të realizojnë mbrojtjen e kulturave perimtare.

“Vështirësitë kanë qenë pakrahasimisht më të mëdha së në vitin 2022. Kemi marr një kompensim të dëmeve, por edhe kjo është e pamjaftueshme”.

“Bujqësia nuk është prioritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Bujqësia është e papërkrahur. Bujqit e regjionit janë më të përkrahur edhe me subvencione edhe me grante. Atje shtrihet dora e shtetit përmes subvencioneve”, deklaroi Latifi.

Tutje ai shtoi se thirrjet për aplikim te ne vonohen shumë dhe bujku nuk është e thënë që brenda vitit t’i shfrytezojë ato subvencione. Sipas tij, edhe thirret për grante hapen shumë vonë.

“Nëse bujqit tanë synojnë t’i marrin ato për vitin 2024, atëherë kishte me qenë më mirë që ato t’i merr në vitin 2023. Ka vonesa të pakuptimta nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe këto vonesa po ashtu janë një faktor që ndikojnë në mospërdorimin e tyre të drejtë në rritjen e motivit për të vazhduar në intensitet më të madh në bujqësi”.

“Faktor tjetër që ndikon në motivin e ulët të bujqve tanë është diskriminimi e pabarazia në raport me shtetet përreth. Kjo ia pamundëson bujkut tonë që të jetë i barabartë me konkurrentët e rajonit”.

“Faktori tjetër është migrimi. Po ulet numri i punëtorëve e bujqve që tradicionalisht janë marr me bujqësi. Ministria e Bujqësisë nuk e ka prioritizuar me buxhet bujqësinë”, deklaroi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.