Komentatori politik Driton Lajçi ka thënë se Ballkani i Hapur s’mund të jetë zëvendësim i Samitit të Procesit të Berlinit.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politiko” që sipas tij, Bashkimi Evropian është duke tentuar t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimorë.
“Qëllimi kryesorë është që këto gjashtë vende të Ballkanit perëndimorë të bashkëpunojnë njëra me tjetrën”, ka thënë Lajçi.
Sipas tij, gjithçka që bëhet është nën ombrellën e procesit të Berlinit i cili në këtë vit shënon 10 vjetorin e fillimit.
“Ballkani i Hapur nuk mund të jetë zëvendësim i procesit të Berlinit apo i Samitit të Selanikut. Do të thotë të gjitha iniciativat që bëhen brenda Ballkanit Perëndimorë me nxitjen me mbështetjen e Bashkimit Evropian bëhen kryesisht për katër vlerat kryesore për të cilat BE dëshiron që ti implementojë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimorë, qarkullimi i mallrave, i shërbimeve, kapitali dhe njerëzve”, është shprehur Lajçi.