Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencën për medie. Ndërsa Berat Rukiqi si pjesëtarë i kësaj partie tha se Qeveria Kurti është sinonim i një qeverie të paaftë por që sipas tij, krenarë me paaftësinë e tyre.
Rukiqi transmetoi se kjo konferencë është bërë për të shpalosur dy dështimet e qeverisë Kurti, në qeverisjen ekonomike përgjatë tri viteve.
Më tej, Rukiqi përmendi inflacionin dhe deficitin tregtarë.
“Ajo pse ju kemi ftuar sot është shpalosja nga dy prej segmenteve kryesore të dështimit të kësaj qeverie në qeverisjen ekonomike të vendit, për tri vitet e qeverisjes. Është një seri e konferencave për media që do ti organizojmë me shpalosë edhe dështimin në segmentet tjera, jo vetëm te pjesa e ekonomisë por edhe çdo sferë ku ka dështime të tilla dhe ku nuk ka alternativë dhe normalisht në faza të më vonshëme do ti paraqesim edhe alternativat tona nga program qeverisës. Dështimet për të cilat po flasin e kanë burimin në paaftësinë dhe arrogancën e kësaj qeverie të njëjtat po na vinë me faturë të shtrenjtë dhe këtë po e paguajnë qytetarët e vendit”, deklaroi ai.
Ai u shpreh se përkundër dështimeve të kësaj qeverie kryeministri Albin Kurti vazhdon që ato t’i paraqesë si suksese dhe rekorde.
“Kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me paaftësi por prap duke qëndruar krenarë pra të paaftë dhe krenarë me paaftësinë e vet. E thash që kryeministri vazhdon ti paraqesë këto si rekorde dhe suksese”, theksoi Rukiqi.