Në media sot është raportuar se Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë sjell në prokurori nën masa të rrepta të sigurisë.
Të njëjtit dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Insajderi
Dyshja raportohet se janë marrë në pyetje lidhur me veprat e dyshuara penale.
Media ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit, por e njëjta u shpreh se nuk mund të jap detaje të hollësishme në këtë fazë të hetimeve.
“Të nderuar, kjo çështje penale ndodhet në proces hetimor, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të detajuara, deri në një fazë tjetër”, deklaroi ajo.