Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stano: BE e përgatiti draftstatutin për Asociacionin, sepse Kosova nuk i kreu obligimet

 
   

Shefi i qeverisë kërkoi që procesi i integrimit të Kosovës për në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lidhur më këtë kërkesë të Kurtit, kanë reaguar nga blloku evropian.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano gjatë bisedës ka bërë të ditur se procesi integrues i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me procesin e dialogut.

“Politika e BE-së ka qenë e qartë me vite. Rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë, lëvizë nëpërmjet dialogut të normalizimit.Pa normalizim nuk ka aderim në BE. Nga parimet themelore të aderimit në BE, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por të gjithë, për vendet që janë anëtare tash, për Kroacinë dhe Slloveninë më parë, për Hungarinë dhe Sllovakinë më parë, parimi themelor është pajtimi, marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe zgjidhja e të gjitha problemeve nga e kaluara, që mos t’i sjellim në BE”, ka thënë Stano.

Tutje, Stano thotë se Bashkimi Evropian është zhgënjyer më Kosovën që ka dështuar të dorëzoi një draft për asociacionin, prandaj ai është përgatitur nga BE.

Por sipas tij, asociacioni nuk nënkupton asnjë formë autonomie për pjesën veriore të Kosovës.

“E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe,është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet, dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryej obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjor ndërkombëtar, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi a ndarje”, ka thënë ai.

Diplomati evropian, ka folur edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas BE-së do mbesin në fuqi për shkak se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat.

“Masat nuk janë shpikur ashtu. Masat kanë qenë reagim nga BE-ja dhe 27 vendet anëtare të saj, ndaj një numri të hapave kundër-produktiv nga pala kosovare që shpinë deri te një përshkallëzim serioz i situatës. BE-ja ka bërë kërkesa specifike ndaj Kosovës për depërshkallëzim, dhe ata hapa, ato veprime kanë qenë shumë të qarta dhe shumë herë të përsëritura për palën kosovare. Këto masa që janë vendosur, në mungesë të progresit, apo depërshkallëzimit, ato mund të largohen, të hiqen në çdo moment kur vendet anëtare dhe Bashkimi Evropian thonë “po, mjaft është bërë, por fatkeqësisht nuk është bërë gjithçka, nuk është bërë mjaft. Ka pasur disa gjëra e veprime të bëra, por Kosova duhte të përmbushë në tërësi ato kërkesa”, shprehet ai.

Mes tjerash, Peter Stano, bëri të ditur se janë duke punuar për një takim te nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, por që akoma nuk e kanë një datë.