Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Në Vlorë janë 5 grupe kriminale”, lufta mes tyre dhe cila bandë e kontrollon qytetin

Historia e të fortëve të 97-ës, mbahet gjallë edhe nga miqtë e tyre që janë në aktivitet sot.

Një emër i rëndësishëm në Vlorë pjesë e bandave të vjetra, që është aktiv, është edhe Armando Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri. Gjatë trazirave, ai ishte pjesë e bandës së Gaxhait. Në dosjen hetimore, emri i tij del si i implikuar në një sërë ngjarjesh të rënda, por në fund, u dënua vetëm për vrasjen e shtetasit Elton Tato dhe plagosjen e Robert Borakut.

“Në fakt gjithë Vlora e di që Elton Taton nuk e vrau Sokol Sinomati edhe pse u dënua 20 vite, dhe Armando Sulejmani u dënua 2 vite. Atë vrasje e bëri Dritan Veseli, “Dit Çami”, por këta dy e morën përsipër, Sinomati e mori përsipër, gjithë Vlora e di që vrasjen e bëri Dritan Veseli. Veseli ishte personazhi rëndësishëm, ka pasur shumë të vrarë, në familje, hasmëri të madhe, Veseli u ekzekutua në 2004- ishte ngjarje sh e madhe në Vlorë’ u shpreh Tan Hoxha, gazetar

Çipuri u dënua bashkë me anëtarin tjetër të bandës Sokol Sinomatin, të cilit së fundi i vranë djalin. Ata, ia hodhën dënimit me burg përjetë pasi Gjykata e Lartë, konkludoi se krimet që kishin realizuar, nuk ishin realizuar në kuadër të “Bandës së Armatosur”.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se si nga ana e organit të akuzës ashtu edhe gjatë shqyrtimit në të dy shkallët e gjykimit nuk është arritur të provohet akuza për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Bandën e Armatosur” nga ana e të gjykuarve Armando Sulejmani dhe Sokol Sinamati.”

‘Në Vlorë janë 5 grupe kriminale’, ja kush e dominon qytetin

Seria e krimeve ka vijuar siç provoi vrasja e djalit të Buzëderrit dhe seria e hasmërive ku është përfshirë “Armando Sulejmani, Çipuri. Një emër që ka sjellë frikë në Vlorë vitet e fundit.

Ai i ka shpëtuar disa atentateve ndërsa në ngjarje të tjera, është vënë në rreth si i dyshuar. Prej vitit 2015, në Vlorë ka nisur një luftë e re. Tashmë, të fortët e 97ës nuk operojnë më në formacione bandash. Ata janë fuqizuar dhe krijojnë aleanca fluide që ndrysojnë sipas interesave në bizneset e krimit.

“Kam përshtypjen që shumë prej tyre kanë hyrë në biznese të ligjshme, por kanë hyrë periferia, e bandës, nga ata që për shkak të rolit janë dënuar me 25 vite burg, apo 16 vite burg si dy anëtarët e Gaxhait që nuk morën burgim të përjetshëm, i shpëtuan brugimit përjetë’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

“Janë 5 grupe të cilat herë pas herë ndërrojnë aleancat, sot 4 prej tyre janë kundër një grupit të vetëm, por deri dje ishin 3 kundër 2. Policia i ka infot, MEMEX është plot me informacion për kontigjentët e vjetër apo të rinj, edhe pse janë shumë të shënjestruar shumë nga këta perosna nga këto grupe të forta” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Grupi i Çipurit, përmendet për armiqësinë e egër me atë që në Vlorë e njohin si grupi i “Fshatarëve”. Fjala është për djemtë e familjes Llanaj nga Selenica. Personi kyç i grupit është Ferdinand Llanaj, i njohur me nofkën “Robi”. Llanajt, përmendeshin për aleancën e fortë me Edison Harizajn, i ekzekutuar në mënyrë brutale në vitin 2018 në Durrës. Personazhi i njohur me nofkën “faqedjeguri”, u godit pikërisht në kohën kur konsiderohej si një prej njerëzve më të rëndësishëm mes të fortëve të Vlorës. Atë e konsideronin si “Padrino”.

Historia e ngritjes së Llanjave në nivele të larta, është e historia e mjaft grupeve të tjera në Shqipëri që janë detyruar për shkak të hasmërive. Në qershor të vitit 2011, vëllezërve Ferdinand dhe Aleksandër Llanaj, i vrasin babain, Baftjarin. Ky i fundit, ishte akuzuar për vrasjen e shtetasit Gjysho Xhaferraj në vitin 1998. Në Shtator të atij viti, tentohet të vritet Nihat Xhaferraj që mbeti i plagosur. Policia arrestoi një nip të familjes Llanaj por ai u lirua shpejt për mungesë provash. Në vitin 2012 vritet Nure Xhaferraj, djali i Gjyshos që ishte viktima i parë i hasmërisë.

Zhdukjet seri nga lufta mes bandave

Atentatet mafioze seri në Vlorë që pasuan masakrën e Çoles, janë shoqëruar me zhvillime të mistershme që lidhen me zhdukjen e disa personave. Mes viteve 2016-2018 u raportua për zhdukjen e mbi 20 shtetasve. Disa prej tyre u rikthyen pasi ishin larguar vetë. Shumica e ngjarjeve, raportohet se lidhen me përplasjet për trafikun e drogës.

‘Në këtë kohë mes dy grupeve më të forta në Vlorë, filloi luftë që pati sit ë them bilanc tragjik ,një nr të a dh personazh të zhdukur, torturuar dhe atentate mafioze’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

‘Grupimet kriminale të Vlorës në dallim nga organizatat e tjera, madje edhe në rajon kanë qenë shumë agresive dhe gjakatare, madje dyshohet që ka akte çnjerëzore të torturave, shpive tmerrit dhe zhdukjes së shumë personave që ngjarje të shumta ende nuk janë zbuluar’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Në 18 Qershor 2017, zhduket shtetasi Marjo Metushaj. Ai, ishte kushëri i Julian Metushaj, një prej të fortëve të Vlorës që renditet mes njerëzve që gëzon autoritet në zonë. Ndaj Metushajt nuk ka pasur asnjë akuzë. Emri i tij doli në skenë gjatë dëshmive të Julian Sinanajt vite më parë kur foli rreth pretendimeve se kishte marrë porosi për eliminimin e Metushajt. Ky i fundit, prej vitesh jeton dhe operon jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2018 në Vlorë u zhdukën shtetasit Albano Xhaferraj dhe shoku i tij Ervis Troqe. Këtij të fundit, në vitin 2021 i ekzekutuan edhe kushëririn Delon Troqe, në një ngjarje që nuk u zbardh kurrë. Ngjarjet mendohet se janë të lidhura me serinë e hasmërive të fundit mes grupeve.

Një person i quajtur Gazmend Merkaj, i cili konsiderohet i penduar, ka dëshmuar se rrëmbimi i Albano Xhaferrajt u krye për llogari të Edison Harizajt, i njohur me nofkën “Faqedjeguri”. Ngjarja u hetua në dy pista. E para lidhej me zhdukjen e një ngarkese droge ndërsa pista e dytë lidhej me dyshimet se Xhaferraj, kishte dhënë informacion për “Faqedjegurin” tek grupet rivale. Ajo që dihet është se autoritetet morën në pyetje edhe Harizajn për zhdukjen e Xhaferrajt dhe Troqes që ishin shok mes tyre.

‘Pati një nga personazhet e grupit të Edison Harizajt që akuzoi që dyshohej se ishte grupi që bëri rëmbimet’ u shpreh gazetari Artan Hoxha

‘Ervis Troqe e ka më tragjike se u rrëmbye në lokalin ku do bënte ditëlindjen e do shpallte fejesën, të tre viktimat kanë ardhur nga Belgjika, nuk kishin asnjë muaj, dyshimet janë se kanë punuar me Sokol Sinomatin e grupin e Cipurit dhe erdhën në Vlorë për mbikqyrjen e kundërshtarit, ky ishte dyshimi pse ata u rrëmbyen’, u shpreh gazetari Hoxha.

Sipas informacioneve konfidenciale, ‘Faqedjeguri’ kishte krijuar aleancë të fortë me vëllezërit Ferdinand dhe Aleksandër Llanaj, i dënuar për masakrën e Çoles. Referuar të dhënave, veç armiqësisë me “Çipurin”-Armando Sulejmanin, Harizajt dhe Llanajt thuhet se kanë pasur probleme edhe me vëllezërit Sinomati. Pra, me pjesëtarin tjetër të grupit të Gaxhait, Sokol Sinomati që së fundi humbi të birin në atentat.

Nuk dihen detajet e konflikteve pasi në tregjet evropiane të trafiqeve, thuhet se grupet operonin në zona të ndryshme. Sinomatët kanë pasur aktivitet në Belgjikë, ndërsa grupi i Harizajt, kryesisht në Itali dhe Hollandë.

Informacionet konfidenciale, grupet e Vlorës korruptuan zyrtarët e Guardi Di Finanzia

Sipas informacioneve konfidenciale, ata kanë arritur të krijojnë linja të sigurta duke kryer pagesa dhjetëra mijëra euro për kalimin e sigurt në tokë dhe në det. Ka të dhëna se grupi ka arritur të krijojë lidhje edhe me oficerë të korruptuar të Guardia Di Finanzias italiane. Njëri prej tyre, disa kohë më parë jetonte në qendër të Vlorës në një apartament luksoz në pronësi të trafikantëve. Madje, zyrtarisht ai figuronte me shërbim në Shqipëri.

‘Kemi dosje tashmë të verifikuara edhe nga agztearë italianë investigativë që këto organizata kanë korruptuar përfaqësues të strukturave ligjzbatuese italiane’ u shpreh Ervion Karamuço, profesori i kriminologjisë.

‘Agjencitë italiane zbatimit ligjit italiane që janë në Vlorë nuk kanë mision sigurinë e Shqiptarisë ata kërkojnë info dhe hetim të grupeve që mund të bëjnë problem për Italinë, në këto raste ka rastisur që të kenë bashkëpunëtor mes bandave, u japin edhe favore në këmbim të infove për grupet që operojnë në Itali’ u shpreh gazetari, Tan Hoxha

Dy vite pas masakrës së Çoles, kundërshtarët tentojnë të eliminojnë Ferdinand Llanajn i njohur me nofkën “Robi”. Në 1 tetor të vitit 2017, ‘Robi’ ishte duke udhëtuar së bashku me djalin e tij vetëm 8-vjeçar dhe mikun Dritan Begaj. Dy persona i prenë rrugën me një tjetër mjet dhe hapën zjarr me breshëri nga dy armë kallashnikov. Të tre personat, përfshirë edhe fëmijën u plagosën por fatmirësisht, ata arritën të mbijetojnë.

Pas ngjarjes, policia kreu prangosjen në spital të “Robit”, pasi u zbulua se ai mbante një pistoletë pa leje me të cilën ishte kundërpërgjigjur ndaj atentatorëve që nuk u zbuluan kurrë. Ajo që dihet është se policia shoqëroi disa persona që lidheshin me Armando Sulejmanin, “Çipurin”. Pamjet e të plagosurve të shtrirë në rrugë, ishin provë me zë e figurë të një ngjarjeje brutale që nuk kursente as një fëmijë 8-vjeçar.