Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për zvarritjen e punimeve në rrugën Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh.
Daut Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës po i diskriminin taksapaguesit e Kosovës.
“Rruga Klinë – Gjakovë e filluar para 5 vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.
Nuk kuptoj pse paguajnë taksa qytetarët përderisa Qeveria e Kosovës i diskriminon kaq pamëshirshëm!”, ka thënë Daut Haradinaj.