Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit, përgatitet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqja e tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike të bërë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet që Xhaferi të vazhdojë angazhimin e tij politik si kryeministër teknik deri në zgjedhjet e reja.

Xhaferi pritet që më 28 janar të emërohet kryeministër nga radhët e BDI-së.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar.

“Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie. Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhës”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/

Tags: