Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U dënua për plagosje pas konfliktit me komshiun, si sherri mes grave çoi Pjeçin në përplasje me kolegun polic

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, brenda ambienteve të zyrës.

Shkak dyshohet se është bërë vendimi për ta shkarkuar nga detyra, pasi siç njoftoiu policia E durrësit, nënkomisari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për “plagosje të lehtë”.

57-vjeçari Pjeçi si pasojë e një konflikti me komshiun polic, që përfundoi me plagosje, ishte dënuar me punë në komunitet.

Fillimisht sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Situatë që ka argravuar në plagosje me dashje.

Pas sherrit në vitin 2022 Arben Pjeçi është denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Arben Pjeçi, kishte 35 vite karrierë në radhët e policisë.

Ai ishte baba i dy fëmijëve.

Pas ngjarjes së rëndë po hetohet për të kuptuar pse askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.

Pjeçi u gjet i vetëvrarë brenda zyrës së tij rreth orës 16:15, pas denoncimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të./albeu.com.