Gjuajtje me armë zjarri kanë ndodhur në Durrës, nga ku është plagosur një person.
Bëhet e ditur se një 40-vjeçar është qëlluar me armë nga fqinji i tij 50-vjeçar, pas një konflikti mes tyre, shkruan TCh.
“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/
Tags: Gjuajte me armeplagosjeShqiperi