Bashkëthemeluesi i kompanisë “Numarics”, Kristjan Kabashi, në “Pressing” të T7, tha se ka persona nga diaspora që po kthehen për të jetuar e punuar në Kosovë.
Ai tha se tani i ka tre punëtorë që janë kthyer nga Zvicra në Kosovë.
“Tash më kanë ardhë tre punëtorë që janë kanë duke jetu në Zvicër, punojnë tash në Kosovë”, tha ai në Pressing.
“E kanë lëshu Zvicrën e kanë ardhë këtu me jetu. Edhe i kam disa që po aplikojnë, e kemi një që e ka punën shumë të mirë në Gjermani, edhe don me ardhë të unë me marrë një pozitë këtu në Kosovë me jetu”, u shpreh ai.