Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokurori kërkon dënim maksimal ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve për çështjen e “53- milionëshit.”

Gjatë nisjes së seancës në fjalën e tij përfundimtare, Prokurori Special, Valdet Gashi, për fjalën rastin e njohur si “53 milionëshi”, ka deklaruar se pas administrimit të të gjitha provave është provuar në tërësi gjendja faktike e përshkruar si në aktakuzë”, në procesin e nisur tash e disa vite.

Prokurori, ka kërkuar dënim maksimal për Lekajn e të tjerët.

E sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt të vitit 2022 nga Prokurpria Speciale e Republikës së Kosovës, Lekaj në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha këshilltar i lartë politik i tij, Besim Tahiri drejtor i Prokurimit dhe Nebih Shatri, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”./Indeksonline/