Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është reagimi i familjes së Liridonës pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit – ja kush mori pjesë në intervistim

 
   

Vëllau i Liridona Ademajt, Leonardi ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së plotë në media të Naim Murselit për ngjarjen.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ata si familje kanë marrë pjesë në intervistim përmes avokatit të tyre.

Ademaj ruajti sekretin hetimor dhe procedurën penale, duke përmendur vetëm faktin se janë të kënaqur se si si prokurorja ka organizuar intervistimin e të dyshuarve.

“Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të”, shkroi ndër të tjera Ademaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Përshëndetje,

këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Me respekt,

Familja Ademaj