Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si të humbni peshë pas lindjes – Ushtrimet dhe ushqimi

Po thuajse të gjitha nënat e reja, dëshirojnë që pas lindjes të i heqin kilogramët që i kanë shtuar përgjatë shtatzënisë. Andaj për të gjitha ato nëna që dëshirojnë  të ndjehen mirë me veten pas lindjes ekzistojnë mënyra të lehta dhe të shëndetshme për humbjen e peshës.

Konsumoni proteina, dhe jo karbohidrate

Gjërat ushqimore që përmbajnë proteina e përmbajnë hormonin i cili “lufton” kundër urisë dhe ju bën të ndiheni të ngopur, më shumë sesa konsumimi i karbohidrateve. Poashtu, shumë burime të proteinave, si psh. peshku, mishi i lopës, vezët, janë të pasura me hekur dhe me vitaminën B12 e cila rikthen energjinë (e cila për nënën e re është shumë e nevojshme!). Vetëm duhet të jeni të kujdesshme në zgjedhjen e copës sa më të hollë të mishit, dhe veçanërisht të keni kujdes në yndyrë, sepse acidet e tepërta yndyrore nuk do të ju ndihmojnë në dietë, e as në brengën për shëndetin tuaj kardiovaskular.

Luftoni me rënien e imunitetit

Trauma dhe stresi i pas lindjes, mund të ndikojnë që sistemi imunitar të reagojë përmes ndonjë pezmatimi të brendshëm. Ndihmoni trupin tuaj që të luftojë me rënien e imunitetit, duke konsumuar ushqim të përshtatshëm. Le të jenë të pranishëm në shujtat tuaja, psh. çaji i gjelbër, pemët me kokrra të kuqe, mëlmesa shafran dhe hudhra, ndërsa shmangni sheqerin, i cili rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe provokon imunitetin.

Merrni më shumë vitamin

Vitamina A humbet në sasi të madhe gjatë periudhës së gjidhënjes. Duhet të merrni rreth 1300 mikrogramë gjatë ditës, përmes gjërave ushqimore të pasura me këtë vitaminë (spinaq, karrotë, lakër jeshile).

Vitamina C gjithashtu bartet përmes qumështit, për këtë ju nevojiten rreth 120 miligramë në ditë. Burim i mirë janë specat e kuq, portakalli dhe brokoli.

Vitamina D forcon eshtrat dhe krijohet nga ekspozimi në rreze të diellit, megjithëse shumë nëna kohën më të madhe e kalojnë në hapsira të mbyllura, për këtë kanë nevojë për konsumim rreth 5 mikrogramë. Burim i mirë janë vezët, këpurdhat, qumështi…

Vitamina E është e mirë për qarkullim dhe duhet të merrni rreth 19 miligramë në ditë, ndërsa këtë vitaminë mund ta gjeni në pemët e arrës (arrat, lajthitë, bajamet), farat e lulediellit dhe vezët.

Kaliumi shumë gjëra ushqimore multivitaminoze nuk e përmbajnë këtë mineral i cili zbret shtypjen e gjakut. Nevojitet të merrni rreth 3500 mg. Më së shumti gjendet në babane, agrume, pjepër…

 Zbuloni magjinë e vajit të peshkut

Acidet yndyrore Omega 3 nga peshku dhe suplemenet e vajit të peshkut përmirësojnë zhvillimin motorik, ndijor dhe njohës tek foshnjat. Qumështi i nënës është i pasur me acide ‘të mira’ yndyrore Omega 3 – DHA dhe DD, të cilat shërbejnë në zhvillim të trurit tek i posalinduri.