Një rast i rëndë ka ndodhur në afërsi të Ulqinit, më saktësisht në Dobrovodë, ku një kosovar aksidentalisht ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se viktima, Fejzullah Brahimi nga Kozhica e Skënderajt, derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ra nga objekti dhe humbi jetën.
Brahimi dyshohet të ketë rënë nga kati i katërt i objektit në të cilin po punonte ndërtimtari.
I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.