Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetaksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohen tre persona: Ishin me viktimën – nuk i ofruan ndihmë pas aksidentit, ikën nga vendgjarja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona, lidhur me aksidentin me vetaksidentin me fatalitet që ndodhi në Gjilan, në orët e para të së enjtes.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë qenë bashkë me viktimën në ditën kritike dhe pas aksidentit nuk i kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata janë dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në këtë vetaksident, kishte vdekur një person dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda. Sipas Policisë, deri te vetaksidenti kishte ardhur pasi vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe ka goditur shkëmbinjtë.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport”, njoftoi dje Policia.