Një histori tronditëse është zbuluar në Gjeorgji pasi dy binjake të ndara gjatë lindjes u ribashkuan përmes TikTok-ut. Hisoria e dy vajzave nxori në pah një rrjet të trafikut të fëmijëve në Gjeorgji e cila kishte ndodhur në maternitetin ku vajzat kishin lindur. Amy dhe Ano ishin vjedhur nga nëna biologjike dhe u ishin shitur dy familjeve të cilat i rriten vajzat pa e ditur se kishin i birësuar nga një rrjet trafikantësh.
Amy dhe Ano u morën nga nëna e tyre e cila pas lindjes ishte informuas se bebet e saj kishin humbur jetën. Vajzat në fakt ishin gjallë dhe u shtiën në dy famlije të tjera me shifra shumë të mëdha monetare. Gjithçka në jetën e dy vajzave ishte normale derisa Amy pa në televizor veten e saj identike, Anon. Sipas dëshmisë së binjakes ajo kishte menduar se ishte një person qe ngjanin por jo që mund të ishin motra.
Amy ia përmendi këtë familjes së saj, por ata nuk i kushtuan vëmendje. Shtatë vjet më vonë, në nëntor 2021, Amy postoi në TikTok një video të flokëve blu duke shpuar vetullën e saj. Dyqind milje (320 kilometra) larg në Tbilisi, një tjetër 19-vjeçar, Ano Sartania mori videon nga një mik. Ai mendoi se ishte “cool që ai më ngjan”. Ano u përpoq të gjente vajzën me vetull të shpuar në internet, por nuk mundi ta gjente, kështu që e shpërndau videon në një grup ëhatsApp për të parë nëse dikush mund të ndihmonte. Dikush që e njihte Amy-n e pa mesazhin dhe i kontaktoi në Facebook.
Amy e kuptoi menjëherë se Ano ishte vajza që kishte parë në Georgia’s Got Talent. Ato zbuluan se kishin shumë të përbashkëta. Të dy kanë lindur në maternitetin Kirtskhi – i cili nuk ekziston më – në Gjeorgjinë perëndimore, por, sipas certifikatave të lindjes, ditëlindjet e tyre ishin dy javë diferencë. Ata mendonin se nuk mund të ishin motra por kishte shumë ngjashmëri ku më pas zbuluan të vërtetën.
Asnjë nga familjet birësuese nuk e dinte që vajzat ishin binjake dhe pavarësisht se paguanin shumë para për të birësuar vajzat e tyre, ata thonë se nuk e kuptuan se ishte e paligjshme. Gjeorgjia po kalonte një periudhë trazirash dhe ndërsa stafi i spitalit ishte i përfshirë ata menduan se ishte e ligjshme.
Amy dhe Ano pas ribashkimit vendosën të kërkonin nënën e tyre biologjike të cilën e takuan në një hotel në Leipzig. Kur Amy dhe Ano hynë në dhomën e saj, Aza vrapoi drejt tyre dhe i përqafoi fort dhe filloi të qante. Pasi e diskutuan privatisht, binjakët raportuan se nëna e tyre shpjegoi se pas lindjes u sëmur dhe ra në koma. Kur ajo u zgjua, stafi i spitalit i tha asaj se foshnjat kishin vdekur menjëherë pas lindjes. Ajo tha gjithashtu se takimi me Amy dhe Anon i dha një kuptim të ri jetës së saj.