Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Më shumë vende ndalojnë fondet për Agjencinë e OKB-së në Gaza

Më shumë vende janë bashkuar me SHBA-në dhe Australinë në ndalimin e financimit për agjencinë kryesore të ndihmës së OKB-së që vepron në Gaza, pasi disa persona nga stafi i saj u akuzuan për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNWRA) të premten shkarkoi disa anëtarë të stafit pasi Izraeli i akuzoi ata për përfshirje në sulmin vrastar në Izraelin jugor.

Zbulimi e shtyu Departamentin e Shtetit të SHBA-së të njoftonte menjëherë pas kësaj se kishte “ndaluar përkohësisht fondet shtesë” për agjencinë. Tani, Kanadaja dhe Italia kanë ndjekur këtë shembull.

Ministri kanadez i Zhvillimit Ndërkombëtar, Ahmed Hussen, e bëri njoftimin vonë të premten në rrjetin X.

“Kanada dënon pa mëdyshje sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit. Jam thellësisht i shqetësuar nga akuzat në lidhje me disa punonjës të UNRWA,” shkroi ai.

“Unë kam udhëzuar Global Affairs Canada të ndalojë të gjitha fondet shtesë për UNRWA në pritje të rezultatit të hetimit.”

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, konfirmoi në rrjetin X, se Italia gjithashtu ka pezulluar fondet për UNRWA, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ndihmë humanitare për popullsinë palestineze dhe të mbrojmë sigurinë e Izraelit”. /CNN