Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikoi një video në të cilën tregoi se ka zhvilluar një lojë shahu me kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima. Ndeshja “çuditërisht” përfundoi me barazim.
Për këtë “barazim shahu”, ka shkruar një postim Bleron Baraliu, aktivisti shqiptar nga ShBA-ja, që duket se është merakli i shahut.
Në postimin e tij, Baraliu e ka komentuar lojën e Kurtit, duke i kërkuar edhe “mejdan” në tabelën e shahut.
“Shumë po më d’vetni për lojën e Albinit… goxha preciz paska luajtur 10-12 lëvizjet e para. Por, në analogji futbolli, ai është në ligën Gjermane, divizioni 3😅 ndërsa unë Premier ☺️😜 Që don mejdan @Albini, le të kërkoj çka të dojë në rast fitore, por nëse humb, t’ma lëshojë pozitën e KM☺️😂
p.s. pas 18. RxBf6; Bd6 dhe i bardhi e ka lojën e humbur” – shkroi ai.