“Kjo duket qesharake edhe tragjikomike, për këtë shkak Kurti po bënë këtë që po bënë. Asnjëherë nuk ka ndodh që të ndalet me porosi të qartë dhe fuqishme, ato porosi janë të buta edhe jo bindëse” tha kreu i Komisionit për të pagjetur Odaloviç, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.
Ngjarjet e fundit në Kosovë, sipas tij dëshmojnë qartë se Kurti nuk është i interesuar fare për dialog, por ajo që shqetëson është fakti se bartësit e procesit në dialog nuk insistojnë tek ai që të disiplinohet tha ai.
“Kurti gjatë gjithë kohës bënë atë që bënë, kjo është qesharake, asnjëherë askush nuk e ndaloi as nuk i dërgoi porosi të qartë, zakonisht ato janë jo bindëse” tha Odaloviç.
Më pas ai përmendi peticionin e qytetarëve në komunat në veri, që ju dërgua KQZ dhe vendosjen e tabelave me Republika e Kosovës si dhe paralajmërimin për heqjen nga përdorimi në qarkullim të dinarit, me qëllim që detyrojnë hapjen e ambasadës tha ai.
“Kjo është ajo që nënkupton njohjen e shtetit të vetëshpallur, andaj shtrohet pyetja si të arrihet zgjidhje e pranueshme nga dy palët, kur Kurti shkon në atë valë” tha ai.
Odaloviç kritikoi edhe ministrin Sfeçla se institucioni i vetëm i Serbisë në Kosovës do të jetë ambasada e saj.
Se situata është absurde sipas tij, përmendi se për katër kryetarët e komunave për zgjedhjen e tyre votuan 1 mijë e 537 persona e për largimin u dashtë votim i mbi 9 mijë personave.
“Ndërsa për largim tash duhet gjysma e votave apo 22.500 vota, e shihni sa qesharake është kjo, u bindën serbët që të nisin peticion për largim të zgjedhjeve që i bojkotuan, kjo nuk oshte e lehtë, tash ende nuk jemi as në gjysmë të rrugës. Çka pasoj? Nga KQZ ka ardh porosia se po hetohen nënshkrimet” tha Odaloviç.
KQZ sipas tij, brenda 30 ditëve duhet të vërtetoj nënshkrimet e pastaj duhet votohet për largimin e kryetarëve “Ky është afat 30-45 ditë, bie fjala Zubin Potokut i duhen 9.200 vota për votim, ndërsa Leposaviqit 6.000, ashtu që rezultati të jetë 22.500 vota të nvojshme”, tha ai.
Rreth armatimit ai tha se duhet reagoj OKB se shkelet rezoluta, por si duket nuk ka kapacitet për këtë “Nëse lexohet rezoluta dhe marrëveshja e Kumanovës qartë shkruan se kjo është shkelje direkt e marrëveshjes dhe kush e shkel, Kurti jo por ata që i shesin armë” tha Odaloviç.