Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i lartë i NATO-s: Pas Banjskës shtuam trupat, ja çka po diskutojmë tani

 
   

Si pasojë e sulmit terrorist dhe paraushtarak në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, Aleanca e Atlantikut të Veriut “ka shtuar” numrin e ushtarëve paqembajtës të saj.

Kjo është bërë “për arsye se ne po vëzhgojmë atë çfarë ndodh në terren”, ka thënë Rob Bauer, kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, në një intervistë për gazetën malaziase “Pobjeda”.

“Tani po diskutohet nëse numri i forcave në KFOR është i mjaftueshëm dhe nëse është e nevojshme, atëherë do të diskutojmë dhe nëse duhet t’i shtojmë, pas vendimit do ta bëjmë. Pra, është e gjitha pjesë e asaj që bëjmë në baza ditore.

Ne vlerësojmë çdo mision, çdo vit bëhet një vlerësim se si po ecën misioni dhe nëse është e nevojshme, ne e ndryshojmë”, tha Bauer.