Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Do të konkurrojë Lamborghinin dhe Ferrarin, prezantohet makina e parë shqiptare Illyrian, çmimi është marramendës

Është prezantuar në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali makina e parë shqiptare “Illyrian Pure Sport”.

Makina ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, në Kosovë, i cili është rritur në Itali.

“Illyrian Pure Sport” do të jetë makina parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri. Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Makina ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.