Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

U operuan të dy brenda një jave, ja si është gjendja shëndetësore e Mbretit Charles dhe Kate Middleton

Mbreti Charles III ka kaluar ditën e dytë të shtrimit në një klinikë në Londër, pas operacionit të prostatës, ku ka pritur për vizitë bashkëshorten e tij Camilla. Menjëherë pas operacionit, Mbretëresha Camilla u tha njerëzve brenda klinikës se gjendja e Monarkut ishte e mirë.

“Ai po është mirë, faleminderit”, u tha Camilla njerëzve brenda spitalit, raportojnë mediat e huaja.

Famija mbretërore njoftoi diagnozën e hipertrofisë së prostatës javën e kaluar, për të lehtësuar kontrollin për këtë patologji shumë të zakonshme tek meshkujt e një moshe të caktuar dhe përgjithësisht jo serioze, dhe këmbënguli në natyrën rutinë të kësaj procedure që prek “mijëra meshkuj çdo vit”.

Mbreti, i cili pasoi në fron nënën e tij Elizabeth II në shtator 2022, anuloi disa angazhime publike javën e kaluar për të pushuar. Pas operacionit, ai do të duhet të qëndrojë në vëzhgim për “një periudhë të shkurtër” rikuperimi, kohëzgjatja e së cilës nuk është specifikuar.

Në po të njëjtin spital ku ndodhet Mbreti, javën e kaluar u shtrua edhe Kate, bashkëshortja e princit të kurorës William, për kryer një operacion abdominal.

Princesha Kate, 42-vjeç, është shtruar në Klinikën e Londrës që prej 16 janarit, por patologjia nga e cila vuan nuk është bërë e ditur.

Zëdhënësit e çiftit princëror siguruan se operacioni abdominal ishte “i suksesshëm” dhe kërkuan që të respektohej privatësia e tij, duke kërkuar “që të dhënat e saj personale mjekësore të mbeten konfidenciale”.

I vetmi lajm që ka lënë të rrëshqasë monarkia është se nuk është kancer. Më 17 janar, të njëjtat burime kishin bërë me dije se ajo do të duhej të qëndronte në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë.

Ai ndoshta nuk do t’i rikthehet aktivitetit publik para fundit të marsit. Princi William nga ana e tij ka anuluar shumë angazhime derisa gruaja e tij të shërohet nga operacioni.