Partia Socialdemokrate (PSD) mbajti sot Kuvendin zgjedhor për organet drejtuese të partisë në katër vjetët e ardhshëm.
Kryetar i partisë u rizgjodh Dardan Molliqaj me 123 vota pro, një kundër dhe katër abstenime.
Me shumicë votash u zgjodh Këshilli Drejtues me 101 anëtarë dhe gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore, thuhet në një njoftim të PSD-së në Facebook.
“PSD angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive. Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë kundërshtare e pa kompromis ndaj këtij pushteti”, përfundon njoftimi.